Përshkallëzohen tensionet SHBA-Iran, Izraeli paralajmëron për një plan ndaj Trumpit

Data

zraeli ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të reja të inteligjencës, sipas të cilave Irani po shqyrton një plan për të vrarë presidentin amerikan Donald Trump. Lajmi është raportuar nga The Wall Street Journal, duke cituar burime të njohura me çështjen.

Sipas raportimit, ky vlerësim i inteligjencës izraelite është një nga faktorët që ka rritur më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit. Autoritetet iraniane kanë deklaruar vazhdimisht se do të hakmerren për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, i cili u eliminua në janar 2020 në një sulm amerikan të urdhëruar nga Trump gjatë mandatit të tij të parë.

Lidhur me këto pretendime, Trump deklaroi për New York Post se ka lënë udhëzime për reagimin amerikan në rast se ndaj tij do të kryhej një atentat.

“Nëse do të ndodhte diçka, ata do të bombardoheshin me një forcë të paparë”, u shpreh presidenti amerikan, duke shtuar se ka qenë “numri një” në listën e objektivave të Iranit prej kohësh.

Trump deklaroi gjithashtu se armëpushimi me Iranin ka marrë fund, por shtoi se Teherani ka kërkuar rifillimin e negociatave dhe se Uashingtoni është i gatshëm të zhvillojë bisedime të reja.

Sipas CNN, administrata amerikane po ndjek një strategji që kombinon presionin ushtarak me diplomacinë. Zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se ushtria ruan gatishmërinë për ndërhyrje të reja, ndërsa paralelisht po u jepet prioritet përpjekjeve diplomatike për të shmangur një përshkallëzim të plotë të konfliktit.

Ndërkohë, një delegacion nga Katari ka udhëtuar në Teheran për takime me zyrtarët iranianë, në një përpjekje për të krijuar kushtet për rifillimin e dialogut mes SHBA-së dhe Iranit. Sipas burimeve diplomatike, vizita është koordinuar me Uashingtonin dhe synon uljen e tensioneve në rajon.

Në terren, situata mbetet e brishtë. Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit vijon të jetë dukshëm më i ulët se nivelet para konfliktit, ndërsa Shtetet e Bashkuara po mbajnë në gatishmëri objektiva të mundshëm ushtarakë, duke alternuar operacionet me pauza të qëllimshme për t’i lënë hapësirë diplomacisë.

Ndërkohë, presidenti Trump ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku janë diskutuar zhvillimet ushtarake në Gjirin Persik dhe situata e sigurisë në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related