Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, i njohur si “Kazanova”; pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Data

Jetmir Pepa, një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas informacioneve të raportuara, arrestimi është kryer nga autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa menjëherë pas ndalimit kanë nisur procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Burimet nuk kanë bërë ende publike detaje zyrtare mbi rrethanat e arrestimit, vendndodhjen e saktë ku është kapur apo mënyrën se si është realizuar operacioni.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare dhe ato të Emirateve pritet të vijojnë procedurat përkatëse ligjore, me qëllim transferimin e Pepës në Shqipëri, ku ai do të përballet me akuzat për të cilat është shpallur në kërkim.

Deri në publikimin e një njoftimi zyrtar nga SPAK ose institucionet ligjzbatuese, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi dosjen hetimore apo afatin e saktë të ekstradimit.

Arrestimi i tij konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar për lokalizimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related