Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, Flamur Noka: Hapni rrugën qytetarëve, marshimin tonë nuk e ndal askush

Data

Tensionet kanë vijuar të përshkallëzohen gjatë protestës së opozitës në Tiranë, ku protestuesit dhe deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me kordonin policor të vendosur për të bllokuar marshimin drejt institucioneve shtetërore.

Mes protestuesve ishte edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së policisë, duke deklaruar se protesta dhe marshimi janë të ligjshme dhe të mbrojtura nga Kushtetuta.

“Marshimi ynë është i ligjshëm. E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Këto janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Hapni rrugën qytetarëve”, është shprehur Noka për mediat gjatë tensioneve në terren.

Forcat e policisë kanë krijuar një kordon sigurie për të penguar avancimin e protestuesve, ndërsa situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka mbetur e tensionuar gjatë gjithë mbrëmjes. Protesta e opozitës është shoqëruar me përplasje, gaz lotsjellës dhe ujë me presion nga ana e policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related