Tensione gjatë protestës së PD-së, Gazment Bardhi përplaset me policinë: Pse provokoni protestuesit dhe kujt urdhra i zbatoni?

Data

Tensionet janë rritur gjatë tubimit të opozitës në qendër të Tiranës, ku deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përplasur verbalisht me efektivët e policisë pranë protestës.

Mes situatës së agravuar dhe ndërhyrjes së forcave të rendit, Bardhi ka akuzuar policinë për provokim të protestuesve dhe zbatim të urdhrave të paligjshëm. Ai iu drejtua efektivëve me tone të ashpra, duke ngritur disa pyetje mbi mënyrën e menaxhimit të protestës.

“Në cilin vend të botës pengohet protesta? Nga kush i merrni urdhrat ju? A ishte protesta paqësore? Pse e provokoni protestën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?”, është shprehur Bardhi gjatë debatit me policinë.

Protesta e organizuar nga opozita është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën pranë institucioneve shtetërore. Situata në zonë vijon të mbetet e tensionuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related