Përplasja e deputetëve të PD/Baçi për tensionet mes Shehajt dhe Nokës:Nuk mund të imponohet axhenda opozitare,secili..

Data

Deputeti i PD, Luan Baçi është pyetur në një studio televizive foli në lidhje me përplasjen e tensionuar mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe deputetëve të PD Flamur Noka, Gazment Bardhi e Xhelal Mziu në sallën e Parlamentit.

Baçi e vlerësoi kërkesën e Shehajt për interpelancë me ministren Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një veprim opozitar.

Ai theksoi se në opozitë ka pasur gjithnjë elementë që kanë pasur mënyrat e tyre të të bërit opozitë, por këta të fundit nuk mund të “merren me zor” dhe “t’u imponohet axhenda” e PD.

“Shumë mirë bëri Shehaj që kërkoi interpelancë me Ballukun. Kjo ishte opozitë. Ai bën opozitë në mënyrën e tij. Ka opozitarë që kanë mënyrat e tyre dhe ne nuk mund të marrim me zor të imponojmë axhendën tonë opozitare,” u shpreh Baçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related