Dyshohet se e mori uji i përroit, vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj në Klos

Data

Vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, banor i Bashkisë Klos, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë, pas ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të natës.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar forcat e Policisë, forcat speciale “Shqiponja”, si dhe efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po kontrollojnë intensivisht zonën dhe shtratin e përroit. Kërkimet janë shtrirë edhe përgjatë lumit Mat, për shkak të prurjeve të forta dhe dyshimeve se rrjedha e ujit mund ta ketë transportuar më tej trupin e të riut.

Operacioni ka vijuar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe është ndërprerë vetëm për shkak të errësirës, ndërsa ka rifilluar që në orët e para të mëngjesit të sotëm, me shpresën për një rezultat pozitiv.

Në terren ndodhen edhe familjarë të 30-vjeçarit, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë autoritetet në kërkime. Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vazhdojë pa ndërprerje deri në zbardhjen e plotë të fatit të Jurgen Karajt, ndërsa apelojnë për kujdes të shtuar për shkak të kushteve të vështira dhe prurjeve të larta të ujit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related