Përplasi për vdekje kunatin teksa bënin manovra me Jet Ski, merret vendimi për të riun italian

Data

Salvadore Di Tellas është lënë në burg pasi ditë më parë aksidentalisht përplasi për vdekje me “Jet Ski”, kunatin e tij italian.

Gjykata ka caktuar 50 ditë arrest në burg për 20-vjeçarin italian i cili akuzohet për “Vrasje nga pakujdesia”.

Më 18 gusht, 19-vjeçari Nicola Loro, humbi jetën pasi u përfshi në një aksident me mjete uji në plazhin e Velipojës.

Loro, së bashku me një tjetër mik (kunatin) kishim marrë me qira dy Jet Ski dhe gjatë manovrave të rrezikshme në det u përplasen mes tyre. Si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht 19-vjeçari gjeti vdekjen në spital.

Vetëm disa orë pas ngjarjes Policia arrestoi 20-vjeçarin, i cili rezultoi të ishte edhe vëllai i të fejuarës së Nicola Loros.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related