Goditja e rrjetit të prostitucionit në Tiranë ku u arrestua një shtetase kineze, ja skema që përdorej për eskortat

Data

Policia e Tiranës njoftoi se një rrjet prostitucioni është goditur në Tiranë.

Në pranga ka rënë tutorja kineze Yhong Yang, 52 vjeçe.

Ajo dhe një mikesha e saj ishin vendosur Tiranë për të ushtruar veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit. Ato shfrytëzonin vajza të huaja, të cilat i rekrutonin kryesisht nga Kina dhe Filipinet. Bashkëpunëtorja e saj është shpallur në kërkim, ndërsa 7 vajza nga Filipinet që shfrytëzoheshin për prostitucion janë vënë në hetim.

Të gjitha vajzat reklamoheshin në një faqe interneti me emrin “Escort Tirana”. Baza kryesore e rrjetit të prostitucionit ishte në një apartament pranë Prokurorisë së Tiranës. Atje realizoheshin fotot erotike të vajzave dhe reklamoheshin me pas në faqen “Escort Tirana”.

Çmimi për shërbimet nga vajzat varionte nga 150 deri në 300 euro dhe prostitucioni ushtrohej nëpër apartamente “Airbnb”, në zona të ndryshme të Tiranës.

Policia ka sekuestruar 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime.
Ndaj dy shtetaseve kinezeve janë ngritur akuzat “Shfrytëzimi prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”.

Kjo është hera e dytë brenda vitit 2024 që goditet rrjeti “Escort Tirana”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related