Përmbytje shkatërruese në Afrikën Jugore, mbi 100 viktima

Data

Përmbytje të rënda kanë goditur Afrikën Jugore, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 personave dhe zhvendosjen e mbi 300 mijë banorëve. Sipas ekspertëve, reshjet e jashtëzakonshme janë përkeqësuar ndjeshëm nga ndryshimet klimatike.

Brenda vetëm 10 ditësh, disa zona të Afrikës Jugore, Mozambikut dhe Zimbabvesë kanë marrë sasi shiu sa mesatarja vjetore, çka solli përmbytje masive, dëme të mëdha në banesa dhe shkatërrim të infrastrukturës.

Në shumë rajone shtëpi të tëra janë mbuluar nga uji, ndërsa rrugë dhe ura janë dëmtuar rëndë. Autoritetet raportojnë pasoja të rënda humanitare dhe nevojë urgjente për ndihmë për mijëra familje të prekura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related