Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria kërkon arrest me burg për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarë të IEVP-së

Data

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e arrestit me burg për Sokol Mjacajn, i cili qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar për BalkanWeb se sot është dorëzuar kërkesa në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.

Po ashtu mësohet se Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg edhe për 12 zyrtarë të IEVP Peqin të cilët janë ndaluar në lidhje me rastin.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related