Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, duke komentuar të ashtuquajturin lajm për përgjimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK, u shpreh në një emision televiziv, se ky është vazhdimi i betejës së madhe të politikës kundër SPAK me synimin që të bëhet gati terreni që Edi Rama të marrë drejtësinë nën kontroll.
“Ne duhet ta fusim këtë debat në kontekstin shqiptar, ku ka përplasje mes politikës dhe gjyqësorit. Një ditë të bukur del lajmi që SPAK ka shkelur ligjin dhe ka përgjuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, një gjë që është totalisht i pavërtetë. SPAK ka vepruar brenda kornizës së ligjit. Në një vend normal opinioni publik do të thoshte se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë shkelur ligjin, sepse ata janë të përgjueshëm, si të gjithë.
Çfarë është gjithë kjo? Është vazhdimi i betejës së madhe të politikës kundër SPAK dhe ai po bën detyrën dhe ata janë të vetëdijshëm se si po sulmohen nga kryeministri, nga burgu, dhe nuk na çudit që mund të shkojnë deri aty sa të korruptojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për ta goditur SPAK-un.
