Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan/ Dyshimet e para

Data

Një banesë private është përfshirë nga flakët rreth orës 13:40 të kësaj të shtune në lagjen “Aqif Pasha”, në qendër të qytetit të Elbasanit.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke përfshirë pothuajse të gjithë banesën dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi banorët kanë arritur të dalin në kohë nga shtëpia.

Për shkak të afërsisë me banesa të tjera dhe dendësisë së zonës, zjarri ka shkaktuar panik te banorët përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në objektet fqinje.

Sipas dyshimeve të para, shkaku i zjarrit mund të lidhet me një defekt elektrik, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga ekspertiza e autoriteteve përkatëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related