Zbardhen emrat e bashkëpunëtorëve të Berishës që janë vënë në rresht për t’i hapur rrugë privatizimit të kompleksit…

Data

Dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) prej 500 faqesh që e shpall ish-kryeministrin Sali Berisha të pandehur për korrupsion pasiv, në lidhje me privatizimin e klubit “Partizani”, nxjerr zbuluar edhe të gjithë bashkëpunëtorët e kreut demokrat që janë vënë në rresht për të mbyllur me sukses aferën e tij. Aty del emri i kryeministrit Edi Rama, zëvendësministrat Anton Gurakuqi, Ekrem Spahia, ish-ministrat Ylli Pango, Fatmir Mediu, Genc Ruli dhe Gazment Oketa, si dhe Justina Boriçi, ish-presidenti Bamir Topi, Oerd Bylykbashi, Ilir Kadia, Xhemal Gjunkshi, Arben Imami, apo edhe Erzen Breçani.

Si u vunë në rresht ministrat nga Berisha?

Prokuroria e Posaçme pretendon se Berisha ka bërë ndryshime në ligj që të favorizojë dhëndrin e tij. Kemi pasur ndryshimin e destinacionit të pronës nga pronë sportive në pronë private. Shohim shkresa e dokumentacione, ku ministrat e Berishës janë përfshirë në një farë mënyre, që procedurat të përshpejtohen. Analisti Ylli Pata evidentoi dje skandalin më serioz nga dosja e SPAK në një procesverbal të mbledhjes së qeverisë së datës 18 qershor 2008. Aty është pasqyruar procesverbali i mbledhjes së qeverisë së asaj date. Në atë mbledhje, ishin të pranishëm zëvendësministrat Anton Gurakuqi dhe Ekrem Spahia.

Në mbledhjen e 18 qershorit 2008, do të duhej të diskutohej një propozim i ministrit Ylli Pango për një rishikim të ligjit nr. 9376 datë 21.04.2005 “Për Sportin”. Pango propozonte që objektet sportive mund tu jepen në koncesion apo pronësi të tretëve pa ndryshuar destinacion. Që do të thotë çdo objekt sportive, d të duhet të mbetet sportiv. Por në mbledhjen e qeverisë, Sali Berisha, tregon hapur se është i xhindosur nga propozimi i Ylli Pangos dhe i vërvitet pa mëshirë Ekrem Spahisë. Berisha, është i tërbuar nga ideja se një ministër i tij po i del kundër privatizimit të Klubit Partizani. E siç ka ndodhur më pas, del se edhe shkarkimi “9 minutësh” i Pangos, duket qartë se nuk ka pasur as motiv politik, as elektoral, por ka lidhje direkte me privatizimin e Klubit Partizani. Në dosjen e SPAK është dialogu ndërmjet Ekrem Spahisë dhe Sali Berishës, që në fakt është një presion i hapur, jo për veshët e një zv/ministri pa peshë dhe pa fuqi, por për të gjithë ata politikanë të PD-së që i kundërvihen vullnetit të familjes Berisha.

Madje, kryeministri thotë qartë se jo vetëm klubi Partizani do të duhet të privatizohet, por edhe stadiumet e terrenet e tjera sportive.(Të faksimilet e dosjes së SPAK janë të gjitha diskutimet në mbledhjen e qeverisë të 16 qershorit 2008. Berisha thotë në mbledhje, duke akuzuar Ylli Pangon për lobing ndaj Presidentëve të klubeve të futbollit, se nëse ka procedura të sakta nuk ekziston asnjë terren sportive në Tiranë. Dhe përmend në fillim Stadiumin “Qemal Stafa”, “klubin Partizani” dhe kubin “Dinamo”. “Nuk ekzistojnë stadiume në Tiranë, po të isha unë kryetar bashkie, e po e bëri ai e përgëzoj. Stadiumet nuk duhet në mes të qytetit, duhet të dalin anash”, thekson Sali Berisha.

Skandali

Vetëm nëse shikon procesverbalin e qeverisë shikon qartë se Sali Berisha ju bën të ditur çdo ministri se nuk duhet të pengojnë vullnetin e familjes së tij. Në mbledhjen së qeverisë së 16 qershorit, qeveria vendos ndryshimet në ligjin për Sportin, duke lejuar që kur ka pronar objektet sportive u jepet atyre, duke u lënë dorë të lirë që të ndryshojnë destinacionin, ndërkohë nëse jepen në koncension, nuk duhet të ndryshohet destinacioni, pra prona duhet të përdoret si terren sportiv. Projektligji miratohet më 21 korrik 2008 dhe hyn në fuqi më 16 gusht 2008. Ylli Pango, ministër i Kulturës i kohës, kur është pyetur nga SPAK, ka deklaruar se privatizimi i objekteve sportive ka ardhur si rrjedhojë i një kërkese të kryeministrit që ministritë e linjës të përgatisin aktet.

Përfshirja e Mediut dhe Rulit

Pak ditë pasi mori pushtetin Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ai i Ekonomisë Genc Ruli filluan procedurat e privatizimi në kohë rekord. Një hap i rëndësishëm ishte kalimi në qeveri i ndryshimeve në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, duke e vendosur këtë strukturë nën kontrollin e plotë të Kryeministrit Berisha dhe duke ndryshuar disa kushtet për privatizime. Mes te tjera ndryshoi neni 6, në këtë mënyrë: Subjekteve të shpronësuara u kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, dhe në çdo veprimtari tjetër të institucioneve të ndryshme shtetërore, por që janë jashtë destinacionit të veprimtarisë së tyre.

Më 17 korrik 2006, Këshilli i Ministrave nën drejtimin e Sali Berishës propozoi sërish ndryshimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës dhe ndryshoi varësinë e Komitetit Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dhe krijoi Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Me mekanizma ligjorë Berisha ia mori Kuvendit dhe e vuri nën varësinë e Këshillit të Ministrave, pra në varësinë e tij direkte. Edhe Organika, drejtuesit dhe struktura e AKKP-së përcaktohen me urdhër të kryeministrit me propozimin e Ministrit të Drejtësisë dhe ishin totalisht në varësinë e Berishës. Sapo Berisha kishte përfunduar struktura e AKKP, 5 familjet me në krye Jamarbër Malltezin kanë paraqitur kërkesën për kthimi i pronës. “Pse nuk e kanë bërë kërkesën më përpara?’’ shkruan SPAK në dosje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related