‘Peng të historisë’, Rama komenton marrëdhëniet me Greqinë: Ishim keq për një çështje të rëndësishme

Data

 

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Pamja e Madhe” në televizionin grek MEGA, foli për marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe çështjen “Beleri”.

Ai theksoi se Shqipëria dhe Greqia, pavarësisht se janë fqinj të vjetër, janë gjithashtu fqinj të rinj, pasi për një kohë të gjatë rrugët e tyre ishin të ndara. Rama bëri një krahasim mes dy vendeve, duke theksuar se ndërsa Greqia përjetoi dhe e tejkaloi më herët një diktaturë fashiste, Shqipëria doli e dërrmuar nga një komunizëm edhe më i ashpër se në vendet e tjera.

Sipas Ramës, bashkëjetesa mes dy vendeve ka qenë sfiduese, shpeshherë duke u ndikuar nga historia, por ai theksoi se është e rëndësishme që ajo të shihet me sytë e së ardhmes, e jo të mbetet një pengesë për të ecur përpara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related