Ditën e sotme është vënë në pranga një 24 vjeçar. Arrestimi i tin ka ardhur pasi ai akuzohet se ka kanosur dhe shantazhuar ish-deputetin e PS-së, biznesmenin Vladimir Kosta. I arrestuari është identifikuar si Selman Totraku ndërsa i riu akuzohet se në periudha të ndryshme kohore ka kanosur biznesmenin për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën.
Mësohet se ai i ka kërkuar 200 mijë euro me pretendimin se i ka prishur shtëpinë. Arrestimi i të riut u bë pas një operacioni pas denoncimit nga biznesmeni. Policia e Tiranës organizoi një takim mes Selman Totrakut me biznemenin, ndërsa i riu menonte se do të merrte paratë e kërkuara. Sapo kanë mbërritur në vendin e takimit i riu është arrestuar.
Mësohet se Kosta po ndërtonte një kompleks në Sauk dhe 24 vjeçari pretendon se i është prishur banesa ku dhe më pas kanë nisur kërcënimet. Totraku rezulton i dënuar 2 herë më përpara, për dhunë në familje dhe për drogë.
