Braçe për rritjen e çmimit të karburanteve: Problemi është modeli i tregut, çmimet vendosen nga karteli

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve në vend, duke deklaruar se shtrenjtimi i menjëhershëm pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme nuk lidhet drejtpërdrejt me tregun ndërkombëtar, por me mënyrën si funksionon tregu i hidrokarbureve në Shqipëri.

Sipas tij, problemi kryesor është modeli aktual i tregut, i cili nuk garanton transparencë dhe konkurrencë reale mes operatorëve.

Braçe theksoi se kompanitë shqiptare nuk furnizohen drejtpërdrejt nga bursat ndërkombëtare, por varen nga një ndërmjetës, i cili sjell karburantin në depozitat e Porto Romanos dhe e shet atë në treg.

Ai shpjegoi se në këtë model çmimi që paguajnë operatorët në momentin e shitjes mund të bazohet në çmimin aktual të bursës, edhe nëse karburanti është blerë më herët me një çmim më të ulët.

Sipas Braçes, kjo bën që rritjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare të reflektohen menjëherë në Shqipëri, ndërsa uljet e tyre të reflektohen shumë më ngadalë.

Deputeti socialist ngriti gjithashtu shqetësimin se në treg mungon konkurrenca reale, pasi shumica e kompanive të mëdha të karburanteve vendosin pothuajse të njëjtat çmime në të njëjtën kohë.

Ai vlerësoi se krijimi i një task-force për monitorimin e çmimeve nuk është i mjaftueshëm dhe se duhet ndërhyrë në modelin e funksionimit të tregut për të rritur transparencën dhe konkurrencën.

Aktualisht, çmimi i naftës në Tiranë varion nga rreth 193 deri në 196 lekë për litër, ndërsa javën e kaluar arriti deri në 201 lekë për litër. Deri në fillim të marsit, çmimi i naftës luhatej mes 173 dhe 175 lekë për litër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related