“PD pranoi propozimin e Adriatik Lapaj për Kodin Zgjedhor”, Ermal Hasimja: Komunikim minimal me Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësia

Data

Politologu Ermal Hasimja ka deklaruar se Partia Demokratike e Shqipërisë ka pranuar propozimin e bërë nga Adriatik Lapaj dhe lëvizja “Shqipëria Bëhet” për ndryshimin e Kodit Zgjedhor me sistem proporcional kombëtar.

I ftuar në një studio televizive, Hasimja tha se brenda PD-së nuk ka pasur kundërshtime të forta ndaj këtij modeli zgjedhor.

“PD ka qenë e hapur, s’ka pasur ndonjë kundërshtim,” u shpreh ai.

Sipas Hasimjës, diskutimet kanë përfshirë edhe kritikat e bëra nga Agron Shehaj lidhur me pragun elektoral 4%, ndërsa komunikimi me forca të tjera opozitare ka qenë i kufizuar.

“Kemi ndjekur kritikat e Agron Shehajt për pragun 4%. Ka pasur komunikim të pakët me Mundësinë dhe Lëvizjen Bashkë, dhe disa kundërshti prej tyre i kemi parë përmes mediave,” deklaroi Hasimja.

Ai shtoi se në raport me Partinë Demokratike, komunikimi realizohet kryesisht përmes kryetarit Sali Berisha, i cili më pas konsultohet me aleatët tradicionalë të opozitës.

Politologu theksoi gjithashtu se për reformën zgjedhore ekziston një presion i vazhdueshëm ndërkombëtar për bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës.

“Nuk mund të vendosë mazhoranca në mënyrë të njëanshme, pa marrë propozimet e palës tjetër, sidomos kur ato janë të unifikuara,” tha ai.

Në fund, Hasimja nënvizoi se reforma zgjedhore kërkon bashkëpunim politik dhe një marrëveshje sa më gjithëpërfshirëse mes forcave politike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related