“Mungon për qytetarët, por jo kur e kërkon korrupsioni”, Belind Këlliçi sulmon Edi Rama për mungesën në Kuvend

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas mungesës së kryeministrit Edi Rama në seancën plenare ku u diskutua projektrezoluta për integrimin europian.

Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi akuzoi Ramën se po shmang sistematikisht Kuvendin dhe llogaridhënien publike, ndryshe nga, sipas tij, kryeministrat e vendeve të rajonit dhe Europës.

“Edi Rama mungoi edhe sot në Parlament, ku u paraqit raporti dhe ku ishte parashikuar debati për integrimin europian,” shkruan Këlliçi.

Deputeti demokrat theksoi se paraqitja në Kuvend është pjesë thelbësore e funksionimit demokratik dhe akuzoi kreun e qeverisë për shkelje të përsëritura të rregullores dhe Kushtetutës.

“Kryeministrat në rajon dhe në Europë e kanë llogaridhënien pjesë të rëndësishme të punës së tyre. Edi Rama e shmang Kuvendin duke shkelur rregullat dhe Kushtetutën në mënyrë të përsëritur,” deklaroi ai.

Sipas Këlliçit, mungesa e Ramës nuk dëmton opozitën, por ekspozon mungesë kurajoje politike dhe paaftësi për t’u përballur me kritikat ndaj qeverisjes së tij.

“Konfirmon në sytë e publikut mungesë kurajoje dhe pamundësi për t’u përballur me pasojat e qeverisjes së tij,” u shpreh deputeti i PD-së.

Në reagimin e tij, Këlliçi akuzoi kryeministrin se paraqitet në Kuvend vetëm kur, sipas tij, duhen mbrojtur interesa të lidhura me korrupsionin dhe oligarkët.

“Është bërë e qartë se Edi Rama nuk mungon kur korrupsioni e kërkon. Ai ishte prezent kur mbrojti aferat e tij dhe të Belinda Ballukut me votë,” deklaroi ai.

Këlliçi përmendi gjithashtu votimet për ndryshimet në ligjin e shtetësisë dhe akuzoi Ramën se është “partner i oligarkëve dhe avokat i korrupsionit”.

“Sa herë këta të kenë nevojë për apologjinë dhe votën e tij, Edi Rama do të jetë në Kuvend. Asnjëherë tjetër,” përfundon reagimi i deputetit demokrat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related