Udhëheqësi iranian Ali Khamenei ka folur për herë të parë për rrëzimin e aleatit të tij sirian Bashar al Assad.
Bashar al Assad dhe Ali Khamenei në Teheran, 30 ma
Lideri iranian thotë se rebelimi në Siri ishte rezultat i një plani të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit, sakaq ai nuk dha prova për këtë pretendim, raportojnë mediat iraniane.
Irani është një ndër vendet që ka ndihmuar sundimit të Assadit me mbështetje ushtarake që kur shpërtheu lufta civile në Siri në 2011.
Garda Revolucionare e Iranit u vendos në Siri për të mbajtur aleatin e saj në pushtet dhe për të mbajtur “Boshtin e Rezistencës” të Teheranit – një term që i referohet një koalicioni të lirë të forcave anti-amerikane dhe anti-izraelite, duke përfshirë Hezbollahun, Hamasin dhe Houthis e Jemenit
Në një intervistë me Sky News, Abu Mohammed al Jolani, kreu i grupit rebel Hayat Tahrir al Sham (HTS), tha se “burimi i frikës sonë” për Sirinë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi i Asadit.
“Largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë,” tha ai.
Por Reuters raportoi se lidershipi i ri i Iranit dhe Sirisë ka hapur linjë të drejtpërdrejtë komunikimi për të “parandaluar një trajektore armiqësore” midis vendeve.
Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit Hossein Salami tha dje se asnjë forcë iraniane nuk ka mbetur në Siri.
