PD: Policia sulmoi selinë blu, disa të lënduar nga gazi lotsjellës

Data

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së 20 shkurtit, duke akuzuar forcat e Policisë së Shtetit për sulm ndaj selisë së saj në Tiranë.

Në deklaratën për mediat, PD thekson se sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin dhe ambientet e brendshme të selisë blu, pak minuta pas përfundimit të protestës kombëtare. Sipas opozitës, si pasojë e ndërhyrjes së policisë janë raportuar disa persona të lënduar.

Demokratët shprehen se përdorimi i gazit ka ndikuar edhe në ndërprerjen e faljes së besimtarëve myslimanë, në një kohë kur ndodhen në muajin e Ramazanit.

Në reagimin e saj, PD dënon dhunën dhe përdorimin e mjeteve si plumba gome dhe gaz lotsjellës, duke e cilësuar situatën si shkelje të së drejtës kushtetuese për protestë. Po ashtu, opozita mban përgjegjës drejtuesit e Policisë së Shtetit, ministren e Brendshme dhe kryeministrin për përshkallëzimin e situatës.

Ndërkohë, nga ana e autoriteteve nuk ka ende një reagim të detajuar lidhur me pretendimet për ndërhyrje në selinë e Partisë Demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related