Shpërblim më i mirë se çdo vit tjetër dhe rritje të madhe pensioni, ja kategoria që përfiton, eksperti i ekonomisë…

Data

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa ka dhënë disa lajme të mira për pensionistët. Në një intervistë për “Klan News”, ai u shpreh se pensionistët do të shpërblehen më mirë se vitet e tjera. Sipas tij, kategoria që do të përfitojë më shumë janë ata që marrin pension më të ulët. Sipas tij, risi e dytë do të jetë jo indeksim i përgjithshëm, por indeksim i konsumit të shportës së pensionistit, ç’ka do të thotë se efekti do të jetë që përqindja e rritjes së indeksimit të pensionit do të jetë më e lartë për arsye se shporta e pensionistit mban produkte më sensitive që në fakt kanë gjithmonë dhe rritje më të lartë, si p.sh., ushqimet, barnat, etj. Z.Xhepa thotë se gjasat  janë se do të kemi një indeksim më shpërblyes për pensionistët

-Zoti Xhepa, çfarë do të thotë me rritje të të ardhurave përtej parashikimeve që qeveria kishte në fillim të vitit? Si ta kuptojmë këtë lëvizje që më pas ka sjellë dhe një rishikim të buxhetit nga ana e ministrisë së Financave sa i takon vitit kur kanë mbetur edhe katër muaj?

Duket që zhvillimet fiskale në gjysmën e parë të këtij vitit, kanë qenë mjaft optimiste. Janë realizuar të ardhura shumë më tepër parashikimit. Kemi një rritje goxha të ndjeshme, krahasuar me faktin e vitit të kaluar me të njëjtën periudhë, por edhe në krahasim me planin. Duhet të kemi parasysh që plani i këtij viti është shumë më i madh në krahasim me planin e vitit të kaluar. Kështu që kjo performancë e mirë fiskale, duket se po përkthehet në një rialokim të ri buxhetor duke parashikuar një shtesë të ardhurash gati me 27 miliardë lekë. E cila parashikon më pas edhe një rialokim të kësaj teprice të ardhurave në atë që janë sektorët më prioritare të ekonomisë.

Nëse i referohemi vetëm krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar performanca duket goxha optimiste, janë gati 300 milion euro më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ç’ka do të thotë se ka kaluar një lloj klime optimiste. Sidoqoftë, këto gjykime janë shumë të pjesshme, vetëm duke iu referuar sektorit fiskal pasi zhvillimet tërësore të ekonomisë janë jo kaq optimiste pasi në qoftëse i referohemi bilancit tregtar ku eksportet kanë ardhur në rënie. Zhvillimet në sektorët real të ekonomisë nuk duket gjithashtu mjaft optimist, nëse i referohemi p.sh., bujqësisë dhe industrisë përpunuese, janë në një rritje negative. Kështu që zhvillimet deri në fund të vitit duhet të presim që t’i shikojmë në mënyrë më realiste. Në sektorin fiskal duket që perspektiva ka qenë mjaft optimiste dhe pozitive.

-Ndikon kjo rritje e të ardhurash në parashikimin që qeveria kishte bërë në fillim të vitit për rritjen ekonomike, për stabilitetin ekonomik gjatë këtij viti që ishte diku në masën 3.4% në momentin kur u diskutua buxheti apo faktorët e tjerë bënë një balancim që të mos ndryshojë?

Në fakt, rritja ekonomike të paktën deri tani është e nxjerrë për 3 mujorin e parë që është publikuar nga instituti i statistikave dhe që është 3.6% dhe ka bllokuar dhe kjo është lehtësisht më e ulët sesa një tre mujor më përpara. Pra, nuk është se pritet që të kemi një performancë në kufirin makro që të kemi një rritje ekonomike më të fortë në krahasim me atë që ishte parashikuar por duke iu referuar disa zhvillimeve të brendshme që kanë ndodhur si p.sh., rritja e pagave ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e një kategorie të të ardhurave siç janë tatimi mbi të ardhurat personale apo mbi kontributet e sigurimeve shoqërore. Së dyti, rritja e konsumit në veçanti për shkak të rritjes së turizmit dhe sektorit të shërbimeve në përgjithësi, në rritjen e të ardhurave nga tatimi i vlerës së shtuar.

Këto zhvillime, qoftë në nivelin e konsumit, qoftë dhe të të ardhurave për shkak të pagave, kuptohet që ka ndikuar në rritjen e kontributeve dhe të ardhurave tatimore në përgjithësi. Kjo nuk pritet që të kemi ndonjë zhvillim surprizues në këndvështrimin e rritjes ekonomike gjatë këtij viti. Besoj që do të jemi brenda këtyre parashikimeve buxhetore por në planin fiskal, duket se kemi një konsolidim të fortë sepse kjo rritje e madhe e të ardhurave, duket se ka dhe një përshpejtim të shpenzimeve publike që ka qenë një problem dhe shqetësim për ekonominë pasi duket se edhe shpenzimet publike po shkojnë drejt niveleve të tyre optimale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related