PD nismë ligjore për Mbrojtjen e Konsumatorëve nga abuzimi me mikrokreditë, ja detajet

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka nisur vitin 2025 me një propozim ligjor të rëndësishëm, duke adresuar skandalin e mikrokredive që tronditi Shqipërinë gjatë vitit 2024. Në një video të postuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku ka theksuar urgjencën për të mbrojtur konsumatorët dhe pronat e tyre nga abuzimet në sektorin e mikrokredive dhe bankar. Sipas deputetes, mijëra qytetarë shqiptarë u përballën me një skemë korruptive që vuri në rrezik pronën e tyre dhe i detyroi të përballonin situata të vështira financiare.

“ 1700 prona u sekuestruan dhe pothuajse 100 mijë qytetarë u përfshinë në një skemë të paparë korruptive, që la shumë familje në mëshirë të fatit, ” deklaroi Tabaku. Partia Demokratike kishte propozuar ngritjen e një grupi pune në Kuvend për të marrë masa parandaluese, por mazhoranca socialiste nuk ndërmori asnjë veprim. Pas një pritjeje prej gjashtë muajsh, Tabaku dhe ekipi i saj përgatitën një draft ligjor që përafron rregulloret e Bashkimit Evropian me legjislacionin shqiptar, duke synuar standarde më të larta për mbrojtjen e konsumatorëve. Propozimi përfshin masa konkrete për të siguruar: Informim të plotë dhe të qartë për konsumatorët në lidhje me kushtet e kredive; Mbrojtjen e pronës dhe të ardhurave të konsumatorëve nga abuzimet; Forcimin e mbikëqyrjes dhe standardeve në sektorin bankar dhe financiar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related