RAMA: ME BUXHETIN E RI TË VITIT 2024, RRITET ME 15 MIJË LEKË PAGA PËR INFERMIERËT

Data

Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se në buxhetin e ri të vitit të ardhshëm 2024, do të ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama thekson se pagat për infermierët do të rriten me 15 mijë lekë.

“MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë”- shkruan Rama.

Dy ditë më parë, kryeministri njoftoi përmes një postimi në facebook, se në buxhetin e vitit 2024, do të ketë rritje page edhe për 30 mijë mësues në shkollat publike.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/896989608463368?ref=embed_post

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related