Pritet arrestimi i Ballukut…Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Data

Në një audit Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar dëm ekonomik në tendera, ku gabimet e Ministrisë së Infrastrukturës kanë sjellë keqllogaritje të fondeve publike. Skandali në këtë mes i faturohet Belinda Ballukut. Një ndër këto tendera, është kontrata për shërbimet inxhinierike të pavarura për zbatimin e projektimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Porti i Jahteve-Bypass Orikum, Dukat. Sipas audituesve, kjo procedurë ka rezultuar me keqllogaritje të fondit limit. Në raport theksohet se ky gabim nga Ministria e Infrastrukturës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 156 milionë lekë ose rreth 1.6 milionë euro më shumë. Sipas KLSH MIE: “Sa më sipër vlera për shpenzimet e rimbursueshme prej 155,695,418 lekë me TVSH (186,930,000 lekë -31,234,582 lekë) është e paargumentuar dhe e pajustifikuar mbi bazat ligjore nga grupi i hartimit të specifikimeve dhe fondit limit, vlerë e cila është përfituar padrejtësisht nga sipërmarrësi i “Shërbimeve inxhinierike të pavarura për zbatimin e Kontratës Koncesionare/PPP” në dëm të buxhetit të shtetit,” thuhet në dokumentin e KLSH. Dyshimet për korrupsion me këtë tender përforcohen kur zbulojmë mënyrën se si është bërë gara për tenderin në vitin 2021. Në garë kanë marrë pjesë 6 kompani, por 5 janë skualifikuar nga Ministria e Infrastrukturës pasi nuk plotësonin kushtet, duke e shënuar tenderin me flamur të kuq me indicie për fitues të paracaktuar. Më 4 maj 2021, skualifikimi i konkurrentëve ka shpallur automatikisht fitues bashkimin e disa kompanive me ofertë 1 milionë lekë më pak se fondi limit.

Detajet

KLSH-ja është ndalur edhe mbi shpronësimet dhe procedurat e kryera nga Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia Shtetërore e Shpronësimit, ku sipas audituesve nuk janë ndjekur praktikat e negocimit. Konkretisht në aktet nënligjore që rregullojnë procesin për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik nuk janë përditësuar me  qëllim përshtatjen e tyre me ndryshimet ligjore. Nga dokumentacioni rezultoi se përgjatë periudhës së auditimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia Shtetërore e Shpronësimit kanë zhvilluar 187 procese gjyqësore për shpronësimin, të cilat sipas KLSH-së nëse do të kishin ndjekur praktikën e negociatave, do të sillnin ulje të faturës së shpronësimit për buxhetin e shtetit. Ndërkohë që Inceneratorët kanë “djegur” vetëm para, rrugët financohen e ri financohen pa plane të qarta. Por shkeljet dhe dëmet e shkaktuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë cenuar drejtpërdrejt buxhetin e shtetit duke u bërë një barrë e rëndë për shqiptarët. Kujtojmë si Rithemelimi, por edhe Partia e Lirisë, nuk kanë ngritur zërin për kostot e pafundme të rrugëve, nuk kanë kërkuar qoftë edhe një interpelancë me këtë ministre. Ndërkohë që bëmat financiare për rrugët e pambaruara shënojnë shifra rekord në historinë e buxhetimit publik për gjithë dekadat e pas viteve 1990.

Çfarë ka ndodhur me vartësit e Ballukut?

Belinda Balluku është zyrtarja e lartë që ka numrin më të madhe të drejtorëve në hetim nga Prokuroria e Posaçme apo janë të arrestuar për korrupsion dhe abuzim në tendera. Sjellim në vëmendje se Ergys Verdho, kreu i KESH u largua pak kohë më parë nga ky post, pasi ndaj tij nisi një hetim për tenderat në institucionin që ai drejtonte. Një tjetër drejtor nën varësinë e ministres Balluku ka qenë edhe Evis Berberi, kreu i ARRSH, i cili përfundoi në pranga në muajin mars. Drejtori i ministres Balluku akuzohet për  “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lamaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related