Diplomati u shpreh se, Gjykata Europiane e Drejtësisë, vendet si Bangladeshi apo Egjypti i ka nxjerë si vende të cilat nuk plotësojnë kushtet dhe se shkelin të drejtat e njeriut.
Nesho gjatë deklaratës tha se, zonja Meloni po e përdor këtë situatë për efekt elektoral dhe se kjo marrëveshje nuk i intereson Shqipërisë.
Kjo marrëveshje solli edhe njëherë në vëmëndje situatën ku ndodhet vendi ynë, një vend inekzisten, një shtet i kapur dhe një shtet me institucione të cilat nuk funksionojnë tha ndër të tjera Diplomati.
“Në fakt gjykata e Romës, për çështjet e emigracionit ka hedhur poshtë dhe ka bërë kërkesën, që grupi i 16 emigrantëve të parë të cilët kanë arritur në Shëngjin, të cilët shumica e tyre janë Egjiptian pjesa tjetër ishin nga Bangladeshi, quheshin si vende të sigurta, nga një aprovim me direksion të ekzekutivit si vënde të sigurta në një deklaratë të bërë nga qeveria italiane, të 22 vendeve të sigurta ku përfshiheshin Bangladeshi, Egjypti dhe Shqipëria.
