PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re! Ja çfarë na dëmtoi

Data

Jorida Tabaku thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë, duke filluar nga mënyra se si u organizuan.

Tabaku shprehet se PD-në e dëmtoi fakti që i bënë publike edhe debatet e brendshme.

“Nuk ka vend për festë për PD, rezultati ishte ai që ishte, nuk është ai që pritej, por në këto zgjedhje u vu re një influencë akoma edhe më e madhe, e të gjithë problematikave që kanë ndodhur në zgjedhjet në Shqipëri. Më vjen keq kur normalizohet dhe thuhet se gjithmonë kështu ka ndodhur”, tha ajo në një intervistë për “Skedarin Politik” në A2 CNN.

“Ishte mundësi e humbur për Shqipërinë, për të organizuar zgjedhjet. Sepse ishte hera e parë që organizoheshin me negociata të hapura. Dhe zgjedhjet janë element kryesor në grupkapitullin e parë. Prandaj do kisha menduar që edhe për hir të kësaj retorike që qeveria ka mbajtur për integrimin, sjellja do të kishte qenë komplet ndryshe nga ajo që ndodhi. Nga ana tjetër, unë e konsideroj integrimin si rrugën e vetme për ta ndryshuar Shqipërinë. Sepse nuk di instrument më të mirë se si të ketë më shumë kontroll, monitorim në Shqipëri. Qoftë edhe për korrupsionin zgjedhor dhe krimin e organizuar”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related