Japoni mirëpret Trumpin me kamionë amerikanë dhe dhurata simbolike për samitin me kryeministren Takaichi

Data

Qeveria e re e Japonisë është përpjekur me çdo mënyrë të ndërtojë marrëdhënie miqësore me Donald Trump, teksa presidenti amerikan mbërriti sot në Tokio.
Sipas rrjetit NHK, Ministria japoneze e Transportit planifikon ta mirëpresë Trumpin me një ekspozitë të kamionëve të mëdhenj amerikanë (pick-up trucks), një referencë e qartë ndaj ankesës së shprehur nga presidenti amerikan se Japonia lejon importin e shumë pak makinave të prodhimit amerikan.

NHK raportoi se kamionët do të vendosen në zonën ku nesër do të mbahet samiti me kryeministren e re ultrakonservatore të Japonisë, Sanae Takaichi, e cila u zgjodh nga parlamenti më 20 tetor.

Sipas të njëjtit burim, Takaichi po shqyrton mundësinë t’i dhurojë Trumpit një shkop golfi që dikur përdorej nga i ndjeri ish-kryeministër Shinzo Abe, së bashku me topa golfi të veshur me fletë ari.

Takaichi konsiderohet si e mbrojtura politike e Abes, i cili u vra në vitin 2022.
Ajo ndan të njëjtat pikëpamje nacionaliste dhe reformiste me të dhe pritet të përfitojë nga miqësia e ngushtë që Abe kishte me Trumpin.
Trump, i cili e ka vizituar Japoninë tre herë gjatë mandatit të tij të parë, shpesh luante golf me Abën dhe të dy kishin ndjekur bashkë edhe ndeshje sumo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related