SPAK mbyll hetimet për aferën “5D” dhe dërgon për gjykim ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dëshmon për…

Data

Ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdojnë përballjen me drejtësinë. Ditën e djeshme, dy ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato dhe 5 të tjerë ish zyrtarë, janë dërguar për gjykim në GJKKO si bashkëpunëtorë në një skemë që sipas SPAK është korrupsioni dhe pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë 5 D Konstruksion.

Përveç Mollës e Qatos, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie të pandehur janë edhe Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku për shkelje të barazisë në tendera dhe biznesmeni Nestor Muhametllari si dhe Shoqëria 5D të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Detajet nga SPAK

Sipas SPAK, është provuar se i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish-drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato si ish-drejtor i departamentit mbështetës në këtë shoqëri dhe në cilësinë e ish-kryeinspektorit të IKMT në Bashkinë Tiranë, kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k, duke përdorur pronarë fiktivë, ndërsa vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim kanë marrë 12 tendera duke përfituar rreth 2 milionë euro në periudhën 2016-2020.

Hetimet kanë zbuluar se në periudhën 2016-2018, kur Qato ka ushtruar funksionin e drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT, shoqëria 5D ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik 4 tendera, nga Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”. SPAK thotë se nga hetimi ka rezultuar se shumat monetare janë nxjerrë nga sistemi bankar duke përdorur skemën e pagesës së faturave fiktive dhe janë depozituar përsëri më pas në gjendje cash në arkën e shoqërisë ose janë përdorur nga pronarët për të blerë pasuri.

SPAK në fund të njoftimit thotë se me dërgimin e kësaj çështje për gjykim, vijon hetimi edhe në 3 drejtime të tjera me fraksione. Veçimi akteve është kryer dhe për rrethana e fakteve të lidhura me 11 tender të tjerë të Bashkinë Tiranë dhe strukturave në varësi të saj, që janë zbuluar nga këqyrja e të dhënave të njësive kompjuterike dhe aparateve të telefonave celularë të sekuestruar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related