Shiko shtëpitë si janë copë-copë”, shfryn Fitim Fusha, 70-vjeç, i cili mbijeton fal një biçikletë që e ka shndërruar në karrocë transporti dhe me të cilën mbledh kanaçe alumini për riciklim.
“Po e kam dëgjuar që eterniti është kancerogjen,” pohon Fitimi, duke parë nga çatitë prej eterniti të lagjes. “Mua më pikon shtëpia, por të paktën nuk e kam me eternit”, shtoi ai.
E vendosur në krah të djathtë të rrugës autombobilistike që e lidh me pjesën tjetër të qytetit, një pjesë e madhe e banesave të lagjes ‘Jani Vruho’ i kanë çatitë të mbuluara me material asbesti.
Ky lloj materiali është përdorur nga sektori i ndërtimeve para viteve 1990 në të në të gjithë territorin e vendit, kryesisht për mbulesa të objekteve të industrisë por edhe të banimit në periferi të qyteteve. Materiali prodhohej në Vlorë me lastra të cilat kanë 25% fibra asbesti dhe pjesën tjetër çimento.
