PD drejt riorganizimit të plotë, Berisha: Vendos anëtarësia

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD nuk do të heqë dorë nga procesi i Primareve dhe se në parti do të organizohen zgjedhje në të gjitha nivelet drejtuese, duke nisur nga kryetari dhe deri te degët e seksionet.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha theksoi se Primaret janë një mekanizëm thelbësor demokratik dhe se heqja dorë prej tyre do të thoshte shpërfillje e vullnetit të anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Sipas tij, pavarësisht kritikave, PD do të punojë për përmirësimin dhe përsosjen e këtij procesi, në mënyrë që zgjedhjet të reflektojnë sa më qartë vullnetin e anëtarëve të saj.

“Ju garantoj se në Partinë Demokratike do të ketë zgjedhje në të gjitha nivelet. Heqja dorë nga Primaret do të ishte heqje dorë nga marrja parasysh e vullnetit të anëtarëve dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Ne do të bëjmë çmos t’i përsosim Primaret dhe mbi bazën e votës së anëtarësisë do të zgjidhet e gjithë organigrama drejtuese, nga kryetari deri te degët dhe seksionet e PD-së”, u shpreh Berisha.

Ai e konsideroi protestën e paralajmëruar për 10 shkurt si një moment prove për opozitën dhe qytetarët, duke theksuar se ajo do të jetë një test i rëndësishëm për angazhimin politik dhe qytetar.

“Prova jonë është data 10 shkurt, ora 17:00, në Tiranë, me qytetarët e kryeqytetit dhe nga e gjithë Shqipëria”, tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related