PD: KLGJ po minon shtetin e së drejtës duke mbrojtur gjyqtaren Gjoka

Data

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’ia kaluar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë çështjen e gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, duke e cilësuar këtë veprim si të papërgjegjshëm dhe në kundërshtim të hapur me parimet e shtetit të së drejtës.

Sipas PD-së, pas një procesi verifikimi që zgjati 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme i përcolli më 19 janar 2026 KLGJ-së rezultatet zyrtare, ku konfirmohej se gjyqtarja Gjoka ishte dënuar në Greqi në vitin 2005 për përdorim të një dokumenti të falsifikuar dhe se ky dënim ishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, përfshirë edhe gjatë procesit të vettingut dhe emërimit në Gjykatën e Posaçme.

Sipas reagimit të opozitës, refuzimi i KLGJ-së për të marrë në shqyrtim raportin e Prokurorisë dhe vendimi për ta deleguar çështjen tek ILD përbën shkelje të drejtpërdrejtë të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore që i takojnë këtij institucioni. PD thekson se KLGJ ka kompetencë të plotë për të vendosur mbi rastet e papajtueshmërisë dhe pazgjedhshmërisë së gjyqtarëve dhe se shmangia e këtij përgjegjësimi ngre dyshime serioze për pavarësinë dhe paanshmërinë e organit që qeveris pushtetin gjyqësor.

Sipas demokratëve, dërgimi i çështjes tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një përpjekje e qartë për zvarritje, me pasoja të rënda për besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Ata theksojnë se është e papranueshme që një gjyqtare e dënuar me vendim penal të vazhdojë të ushtrojë funksionin në Gjykatën e Posaçme, duke cenuar rëndë ligjin e dekriminalizimit dhe vetë themelet e Reformës në Drejtësi.

Grupi Parlamentar i PD i bën thirrje anëtarëve të ndershëm të KLGJ-së që ta rikthejnë çështjen në axhendë dhe të marrin vendimin që kërkon ligji, në funksion të garantimit të integritetit, pavarësisë dhe paanshmërisë së sistemit gjyqësor. Po ashtu, opozita kërkon nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë që të veprojë pa vonesë dhe të kërkojë deklarimin e mbarimit të mandatit për gjyqtaren e dënuar.

Sipas PD-së, çdo veprim tjetër nga KLGJ apo ILD do të ishte antikushtetues, në shkelje të ligjit dhe do të cenonte rëndë shtetin e së drejtës dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related