PD denoncon pasurinë e kabinetit Rama, zëdhënësja e Antikorrupsionit: 6-fishuar në një dekadë

Data

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së Antikorrupsionit, Genta Vangjeli, ka denoncuar sot rritjen e konsiderueshme të pasurisë së kabinetit qeveritar të Edi Ramës, duke pretenduar se ajo është 6-fishuar që nga viti 2013.

Sipas deklaratave të Vangjelit, pasuria totale e kabinetit qeveritar, e cila në vitin 2013 ishte rreth 3.5 milion euro, në vitin 2023 ka arritur mbi 18 milion euro. Veçanërisht, ajo theksoi se pasuria e deklaruar e vetë Kryeministrit Rama dhe familjes së tij kap shifrën e mbi 4 milion eurove, përfshirë toka, vila dhe apartamente

Pasuria e Kryeministrit dhe familjes

Genta Vangjeli deklaroi se Kryeministri Rama zotëron dy shtëpi, një studio artistike dhe një koleksion të trashëguar. Vetëm nga të ardhurat e deklaruara për vitin 2023, përfshirë pagën dhe krijimtarinë artistike, ai ka përfituar rreth 90 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar të ardhura prej 250 mijë eurosh nga libri “Kurban” dhe krijimtaria artistike gjatë 10 viteve të fundit.

Zonja Rama, sipas deklaratës, ka blerë pasuri të shumta, përfshirë apartamente dhe toka me çmime të ulëta krahasuar me tregun. Një nga blerjet përfshin një tokë në Surrel prej 8,390 m², e cila është zgjeruar përmes disa transaksioneve ndër vite.

Ministrat e Kabinetit

Denoncimi përfshin edhe ministra të kabinetit, për të cilët PD pretendon se kanë pasuruar veten dhe familjet e tyre në mënyrë të jashtëligjshme:

  • Belinda Balluku: Nga 847 mijë euro në vitin 2013, pasuria e saj ka arritur në 1.6 milion euro deri në vitin 2023.
  • Ogerta Manastirliu: Bashkëshorti i saj ka përfituar kontrata nga institucionet publike, duke arritur shifrën prej 430 mijë eurosh.
  • Arbjan Mazniku: Pasuria e tij nga 200 mijë euro në vitin 2013 është rritur në 513 mijë euro deri në vitin 2023.
  • Blendi Gonxhja: Pasuria e tij është pesëfishuar, duke arritur 2.5 milion euro, pjesërisht nga bizneset e lidhura me institucionet shtetërore.
  • Taulant Balla: Pasuria e tij ka shënuar rritje prej 175 herësh, duke arritur në mbi 3.5 milion euro.

PD ka kritikuar SPAK-un për mospërgjegjësi në hetimin e pasurive të deklaruara dhe të padeklaruara të zyrtarëve. Ajo i ka bërë thirrje këtij institucioni të nisë hetimet për përgjegjësitë ligjore dhe ka paralajmëruar se do të dërgojë kallëzime konkrete.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related