Mbyllja e ‘TikTok’ në Shqipëri, kryeministri Rama: Ja sa zgjasin procedurat, për një vit nuk do të ekzistoj më

Data

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në takim me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të masave për sigurinë në shkolla. Ai tha se tashmë është bërë një plan masash konkrete për bllokimin e Tik Tok. Kryeministri Edi Rama tha se Tik Tok do të mbyllet për një vit e për të bërë këtë do duhen 6-8 javë.

“Ne kemi bërë të gjitha hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6 deri në 8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për 1 vit ne do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë më. Pastaj gjatë këtij viti do të shohim dhe masat që do të marrin dhe vendet e tjera, apo si mund të reagojë vetë Tik Tok”, tha Rama.

Ai tha se tragjedia u bë shkak që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë.

“U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë. Si gjithnjë qasja ndaj një ngjarje ka zgjedhje të ndryshme. Si gjithnjë qasja ndaj një ngjarje, ka një farsë dhe një marrje përgjegjësie. Si gjithmonë farsa nuk mungoi me gjithë forcën destruktive që rivret të vrarët e riplagos të plagosurit.

E them këtë sepse është shumë e rëndësishme që të kuptohet mire që institucionet, shteti, janë struktura në përmirësim dhe vetëkorrigjim të vazhdueshëm. Nuk ka në asnjë vend që të mos ketë asnjë problem. Ç’ka ka dalë më së miri në të gjithë këtë proces është se në përjetimin, në kuptimin dhe perceptimin e një ngjarje ka dy Shqipëri, një në parlament dhe në media, e një në popullsinë e cila preket drejtpërdrejtë.

Ne kemi ndërtuar si nxitje të këtij këshillimi problemet e Tik Tok, por ajo që kemi marrë nga prindërit është pyetja se si do i bëhet me gjithë këtë dhunë, me gjithë këtë ç’edukim masiv nga mediat që shkojnë në drejtim të kundërt me atë që ne duam për fëmijët tanë. I them këto për të pasur të qartë se nuk mund të parandalohen ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related