Kërkesa për status bashkie për Hasin, komuniteti dhe diaspora ngrenë zërin në Tiranë, Boçi: Duhet të vendosim në hartë territoret që e meritojnë

Data

Komuniteti i Hasi ka nisur një nismë për t’i dhënë zonës statusin e bashkisë, duke e çuar kërkesën pranë Komisionit të Reformës Territoriale.

Në një aktivitet të zhvilluar në Tiranë, Shoqata “Hasi” dhe përfaqësues të diasporës hasjane argumentuan se kjo krahinë meriton një status të veçantë administrativ, për shkak të historisë, identitetit dhe potencialit të saj.

Kryetari i shoqatës, Kujtim Morina, theksoi se mungesa e një deklarimi zyrtar krijon pasiguri për të ardhmen e zonës. Sipas tij, do të ishte e papranueshme që energjitë dhe vlerat e Hasit të ndërpriteshin për shkak të vendimeve administrative.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e diasporës ngritën shqetësimin për boshatisjen e zonës dhe nevojën për të forcuar lidhjet me vendlindjen, duke paralajmëruar se mungesa e zhvillimit mund të sjellë emigrim edhe më të madh.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, ndërsa nisma mori mbështetje edhe politike.

Nënkryetari i Partia Demokratike, Luçiano Boçi, u shpreh se reforma territoriale duhet të rishikohet për të reflektuar më mirë identitetet lokale.

“Ne duhet të rrisim numrin e bashkive, jo vetëm të ruajmë Hasin, por të vendosim në hartë edhe ato territore që e meritojnë për shkak të historisë dhe kulturës së tyre”, deklaroi ai.

Kjo kërkesë pritet të jetë pjesë e diskutimeve në vijim për reformën territoriale, ndërsa komuniteti hasjan synon të sigurojë një përfaqësim më të fortë administrativ dhe zhvillim më të qëndrueshëm për zonën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related