Me ngrohtësinë e festave të fundvitit, vijnë edhe obligimet familjare për të shtruar tryezat festive. Mirëpo, këtë magji duket se festave të fundvitit i’ua heqin çmimet e larta të produkteve në treg. Ata që e vuajnë me tepër janë padyshim mosha e tretë, e cila shprehet se tryeza e tyre do të ketë më pak.
Një qytetar ka ndarë mendimin e tij se përveç çmimeve, shqetësim janë edhe pensionet.
“Se përballojmë dot, shumë keq, çmimet janë rritur disa herë ndërkohë që pensionet është turp të flasim. S’kemi të tjera përveç kësaj çfarë po bëjmë festa të tjera. Di vetëm të uroj ishalla ky vit më i mbarë dhe të jemi me të kënaqur, jo me këto siklete”, tha ai per mikrofonin e Euronews Albania.
Tjetër qytetare shprehet se po abuzohet me çmimet dhe është diçka që ndodh çdo vit.
“Asgjë s’kam blerë, erdha sot për të blerë, nuk më erdhi terezia të shofim mbase do ulen. Mbase edhe abuzojnë përderisa janë kaq shtrenjtë. Vit për vit ky muhabet është nuk është vetëm këtë vit.”
