Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

Data

Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët kryesore të Tiranës në kuadër të protestës së 30-të radhazi kundër qeverisë.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje dhe brohoritje nga pjesëmarrësit, të cilët kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Mes parullave të artikuluara nga turma ishte edhe thirrja: “Rama jep dorëheqjen”, ndërsa u dëgjuan edhe slogane të tjera të protestës.

Marshimi ka sjellë bllokime të përkohshme në disa akse rrugore të kryeqytetit, ndërsa policia ka monitoruar zhvillimin e tubimit.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke theksuar se synojnë të vazhdojnë mobilizimin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related