Bashkimi Europian ka dhuruar pajisje të reja të teknologjisë së informacionit për Prokuroria e Përgjithshme, në kuadër të mbështetjes për dixhitalizimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Investimi, me vlerë rreth 240 mijë euro, përfshin furnizimin me pajisje moderne të rrjetit IT, si dhe konfigurimin, instalimin dhe shërbimet e mbështetjes teknike. Sipas njoftimeve zyrtare, kjo ndërhyrje synon të përmirësojë infrastrukturën teknologjike të institucionit dhe të rrisë efikasitetin e punës në të gjitha nivelet e prokurorisë.
Pajisjet e reja pritet të përdoren jo vetëm në qendër, por edhe në zyrat e prokurorisë në të gjithë vendin, duke mundësuar një komunikim më të shpejtë dhe më të sigurt, si dhe një menaxhim më të mirë të të dhënave.
Ky hap konsiderohet pjesë e përpjekjeve më të gjera për modernizimin e institucioneve të drejtësisë dhe afrimin e tyre me standardet europiane, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
