NATO: Rusia po përgatitet për një luftë afatgjatë me Ukrainën dhe Evropën

Data

Në një fjalim të enjten në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të “fshijë Ukrainën nga harta” dhe ai i bëri thirrje aleancës “të kalojë në një mentalitet të kohës së luftës dhe të rrisë prodhimin dhe shpenzimet në fushën e mbrojtjes. ”

“Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë, me Ukrainën dhe me ne”, tha Mark Rutte, duke shtuar se evropianët duhet të përgatiten për mundësinë që Rusia të përdorë “ushtri dronësh” në kontinent. Putini, shtoi ai, “po përpiqet të godasë lirinë dhe mënyrën tonë të jetesës”.

“Ne nuk jemi gati për atë që do të na vijë pas katër deri në pesë vjet”, tha ish-kryeministri holandez, i cili paralajmëroi se shtetet e NATO-s mund të kenë nevojë të shpenzojnë më shumë se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në fushën e mbrojtjes. NATO tani kërkon nga vendet e saj anëtare që të shpenzojnë 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje.

Gjatë Luftës së Ftohtë, tha zoti Rutte, evropianët shpenzuan më shumë se 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, një nivel që është kërkuar edhe nga Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për vendet anëtare të NATO-s.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related