Pas rrëmbimit të Metës po kërkojnë të na marrin partinë”- Tedi Blushi takim me Shtabin: PL në gjendje lufte me Narkoregjimi!

Data

Blushi u shpreh se Partia e Lirisë është sot në gjendje të jashtëzakonshme dhe “në një gjendje lufte me Narkoregjimin”, që vetëm pak javë më parë rrëmbeu në mënyrë kriminale dhe terroriste, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta”.

Sipas tij, arrestim i Metës nuk ka patur për qëllim thjesht izolimin e tij, “por synon rrëmbimin mafioz të Partisë së Lirisë”.

“Rrëmbimi terrorist i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka patur për qëllim thjesht izolimin e tij por synon rrëmbimin mafioz të Partisë së Lirisë, një përpjekje që do të përfundojnë në koshin e plehrave sepse Partia e Lirisë është partia e patriotëve dhe nuk do të jetë kurrë Partia e Tradhtisë”, tha ai.

Gjithashtu kërkoi përshkallëzim qytetar dhe opozitar në terren, ndërsa tha: “Qindra mijëra anëtarë të kësaj force politike janë gati të paguajnë çdo çmim dhe të mbrojnë edhe me gjakun e tyre këtë forcë patriotike, e cila sot i prin betejës Kombëtare për çlirimin e vendit nga Narkoregjimi”

Pjesë nga fjala e tij

Përshëndetje!

Faleminderit për të gjithë ju drejtuesit kryesorë dhe qëndrestarë të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr.5, për të gjithë kontributin që po jepni në këto ditë të vështira jo vetëm për Opozitën, por për të gjithë vendin.

Jemi mbledhur sot në këtë takim që përkon me një ditë të shënuar, 35-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, një ngjarje e cila rikthehu 35 vite më parë
lirinë, Shtetin e së Drejtës dhe të drejtat e njeriut jo vetëm në gjysmën e shtypur të Europës, por vecanërisht edhe në vendin tonë që ka përjetuar një nga diktaturat më të egra të Kontinentit, ngjarje e cila na kujton sot rëndësinë e luftës së pakompromis dhe të vendosur në mbrojtje të këtyre vlerave në mënyrë që regjimet autoritare të mos kenë më vend në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related