Ministrja Manastirliu, “engjëlli mbrojtës” i korrupsionit, asnjë vendim për shkarkim nga KLSH nuk ka zbatuar, nga…

Data

Në një kohë kur qeveria “Rama” pretendon të luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem të shëndetshëm publik, veprimet e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duken se po shkelin parimet e transparencës dhe llogaridhënies. Nga njëra anë, ajo është në hetimet e SPAK për abuzime me koncesionet në shëndetësi, dhe nga ana tjetër, ajo vazhdon të mbajë rolin e “mbrojtëses së të korruptuarve”. Nëse dikush mendon se kjo është një situatë e vështirë, për Manastirliun, kjo është thjesht një ditë normale në zyrën e saj. Në vend që kjo të jetë një arsye për t’u shkarkuar ose të japë dorëheqje, ajo ka zgjedhur një rrugë tjetër: të vazhdojë të mbajë postin dhe në të njëjtën kohë, të mbrojë të tjerët që janë kapur mat në korrupsion. Raportet e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) kanë zbuluar shkelje dhe abuzime në institucione, por asnjë nga vendimet për shkarkim ose masë administrative nuk është zbatuar.

Sekretari Përgjithshëm i MAS Erzen Tola, deri te rektori i Akademisë së Policisë Ilirjan Mandro, të gjithë mund të flenë të qetë, duke e ditur se “engjëlli” i tyre mbrojtës është në detyrë. Falë ndërhyrjes së Manastirliut, ata vazhdojnë të qëndrojë në postin e tyre, duke u bërë një simbol i qëndrueshmërisë në një sistem ku korrupsioni është i paprekshëm. Fijet janë të lidhura të gjitha bashkë dhe ajo që i bën edhe më të forta janë pazaret dhe marrëveshjet e pista që luhen në prapaskenë. Madje Manastirliu nuk do t’ia dijë as për ‘ultimatumet’ nga ndërkombëtarët. Brukseli ngriti alarmin pak javë më parë duke kërkuar që të zbatohen pa vonesë rekomandimet e KLSH dhe të përmirësohet transparenca dhe menaxhimi i administratës publike. Mosveprimet e Manastirliut mund të kenë pasoja të rëndësishme për rrugën drejt integrimit në BE të Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related