Berisha: Rama po shkatërron shtetin ligjor dhe po rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e çon Shqipërinë në drejtim të kundërt me rrugën e integrimit europian.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se shqiptarët mbështesin procesin e integrimit në Bashkimin Europian, por sipas tij qeveria po dëmton shtetin ligjor dhe sistemin e drejtësisë.

Sipas kreut të opozitës, veprimet e qeverisë përbëjnë një rrezik për procesin e integrimit të vendit.

Berisha theksoi gjithashtu se përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë qenë të qartë në deklaratat e tyre, duke theksuar se funksionimi i shtetit ligjor është kushti kryesor për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ai shtoi se pa respektimin e parimeve të shtetit ligjor dhe pa një sistem drejtësie funksional, procesi i integrimit europian nuk mund të avancojë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related