Kur ka mbetur më pak se dy javë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës, trajneri Sylvinho ka zhvilluar një intervistë për një mga televizionet tona kombëtare.
Rinovimi i kontratës, ndeshjet në UEFA Nations League, Europiani “Gjermani 2024”, objektivat e radhës, lojtarët kuqezi dhe se si do të luajë Kombëtarja në të ardhmen, ishin disa nga temat që tekniku kuqezi komentoi gjatë intervistës së tij.
Intervista e plotë:
Rinovimi i kontratës, keni pasur të tjera oferta? – Jo, jo jo, nuk kam pasur dhe as unë nuk shkova të kërkoj. Gjithmonë e them kjo e trajnerit është një jetë e vështirë por shumë e bukur. Unë nuk e kisha menduar kurrë që do të vija një ditë dhe të drejtoja kombëtaren e Shqipërisë, jemi në kahe të ndryshme të globit, por ja që jeta na vendosi në këtë vend shumë të bukur. Unë dhe Doriva jetojmë në Tiranë dhe po e jetojmë këtë sfidë, është shumë e bukur. Secili duhet të jap kontributin e tij dhe në këtë formë arritëm të shkonim në Europian për herë të dytë dhe nuk është aspak e thjeshtë ju e dini.
Kontrata e re, aspekti ekonomik dhe objektivat? – Marrdhënia me Federatën dhe veçanërisht me Presidentin është shumë e mirë. Ne i dimë përgjegjësitë tona, kishim si sfidë kualifikimin në Europian dhe arritëm, por të gjithë bashkë, në asnjë moment të vetëm nuk e mendoj që jam unë dhe e bëra unë apo stafi im i vetëm. Por ne e dimë se çfarë është sfida jonë, kemi Nations League që po punojmë, kemi filluar punën që tani për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, kemi edhe Çekinë që është kundërshtarë shumë i vështirë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, gjithmonë duke patur një synim, kualifikimin për në Botëror.
Europiani “Gjermani 2024”? – Unë mund të them se ne tani jemi me fat, në kuptimin që kemi rreth 35 lojtarë me të cilët mund të luajmë, por unë duhet të merrja 23, 25 apo 26. Më pas jam unë ai që duhet të vendos, për fat të mirë apo të keq. Sa i përket Uzunit, ai me ne ka luajtur si lojtar krahu në sulm, ndërkohë që tek klubi i tij luan si qendërsulmues apo si sulmues i dytë. Ai ka bërë një sakrificë me ne, ka luajtur ka dhënë maksimumin, por ai është një sulmues dhe atje, në klubin e tij luan si sulmues.
Pasi e diskutuam menduam që thjeshtë ai është një sulmues dhe në pozicionin ku ne e përdornim duhet të provonim një lojtar tjetër. Ky është vetëm një emër një pozicion, por mund të flasim për të 35 apo 40 lojtarët që kemi. Unë e kuptoj pozitën e atij dhe mërzitjen se kam qenë vetë. Unë kam provuar të qëndroj në stol, të më dërgojnë në tribunë apo dikur më ka mbaruar një kontratë dhe më kanë thënë, nuk na duhesh më. I kam bërë të gjitha. Por unë jam profesionist dhe e vetmja gjë që nuk më lejohet të bëj është që të mos arsyetoj me zemër, sepse unë kam përgjegjësi përballë Federatës, njerëzve dhe të gjithë vendit
