Disa prokurorë dhe gjyqtarë, që janë pjesë e organikës së SPAK dhe gjykatës së Posaçme, mësohet të jenë marë në pyetje lidhur me një hetim që mban Nr.26, në të cilin është arrestuar Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Ndërsa për këtë çështje 3 të tjerët biznesmeni Astrit Vladi, ish-oficerja e Krimeve të Rënda, Erjona Dautaj dhe avokati Radovan Çela, janë shpallur në kërkim.
Veprimet proceduriale në marjen në pyetje të njerëzve të Drejtësisë, duke përfshirë dhe individë në prokurorinë dhe gjykatën e Tiranës, por edhe atë të Vlorës, janë duke u kryer nga prokurori i SPAK, Klodian Braho.
Gjatë kësaj kohe SPAK ka kryer verifikime brenda vetes, për shkak të një serie të gjatë bisedash, të zhvilluara në “Sky” nga persona të tretë, të cilët pohojnë se kanë paguar euro tek prokurorë dhe gjyqtarë, në këmbim të zgjidhjes së problemit me Drejtësinë.
