Rama “trazon” Qeverinë: Emërim i ri në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Data

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje në strukturën qeveritare, duke firmosur një emërim të ri në Ministrinë e Mbrojtjes. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave dhe hyn në fuqi menjëherë.

Sipas vendimit të miratuar, Andrea Shllaku është emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes. Më herët, ai ka ushtruar detyrën e drejtorit të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, një institucion me rol të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe kontrollit strategjik.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, me propozim të kryeministrit. Emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Ky ndryshim vjen në një moment të ndjeshëm politik dhe institucional, ndërsa qeveria po përballet me zhvillime të forta në disa fronte, duke e vendosur sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes në fokus të veçantë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related