Pas ndryshimeve në qeveri, nesër betohen ministrat e rinj para Presidentit Begaj në Pallatin e Brigadave

Data

Ministrat e rinj të qeverisë do të kryejnë nesër ceremoninë e betimit përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, ceremonia e betimit do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave.

Kjo ceremoni vjen pas ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar, të dekretuara nga Presidenti Begaj pas propozimeve të kryeministrit Edi Rama.

Riformatimi i qeverisë përfshiu një valë shkarkimesh dhe emërimesh në disa poste ministrore. Mes figurave që u larguan nga detyra janë ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Kujtojmë se Balluku është prej më shumë se dy muajsh zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila ka kërkuar edhe arrestimin e saj në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related