Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa ka bërë një deklaratë të fuqishme që demaskon kryeministrin Edi Rama. Ai ka vënë në pah kontradiktat dhe abuzimet që qëndrojnë pas thirrjes së kryeministrit Rama për një “proces patriotik” të luftës kundër korrupsionit, një luftë që, sipas Meçollarit, e drejton vetë shefi i qeverisë shqiptare.
Ndërkohë që kryeministri e quan vendimin për sekuestrimin e bazave detare të Shqipërisë një “absurd”, Meçollari nxjerr në pah një sërë hetimesh dhe sekuestrimesh që përfshijnë pasuritë e Forcës Detare, duke pasur parasysh se ato janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe kanë lidhje me procedura të dyshimta dhe kontrata të dyshimtë. Përmes këtyre zbulimeve, Meçollari sfidon deklaratat e Ramës dhe e bën më të qartë se proceset, pra luftën kundër korrupsionit që ai i shpall si “patriotike”, sipas tij, janë të mbushura me pasiguri dhe keqpërdorime.
Ja statusi i plotë i Meçollarit:
“Humori i fundit i KM Rama: ‘ANTIKORRUPSIONI ËSHTË NJË PROCES PATRIOTIK’. Dhe këtë proces e drejton vetë ai, KM Rama, i cili deklaroi se “Vendimi i sekuestros së bazës detare të Sarandës (nga Gjykata e Lartë dhe dy GJKKO-ve) është një vendim absurd”. Mbas kësaj deklarate vendimin e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese. Ja gjendja e gjitha pronave të Forcës Detare për shkak të një procesi antikorrupsion dhe patriotik të drejtuar nga KM Rama:
Baza detare e Shëngjinit nën sekuestro 66,4 ha dhe në hetim nga Prokuroria Lezhë.
Baza detare e Shëngjinit në hetim nga SPAK për ndërtimin e godinës 4-katëshe (Dosja 109/2021).
Baza detare e Shëngjinit nën hetim nga SPAK për procedurën e nxjerrjes nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes të vitit 2016 (Dosja 109/2021).
Baza detare e Kepit të Palit nën hetim nga SPAK për procedurën e nxjerrjes nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes të vitit 2016 (Dosja 109/2021).
Baza detare e Pahalimanit nën hetim nga SPAK për procedurën e nxjerrjes nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes të vitit 2016 (Dosja 109/2021).
Baza detare e Palermos nën hetim nga SPAK për procedurën e nxjerrjes nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes të vitit 2016 (Dosja 109/2021).
