Eurodeputetja Cristina Guarda njofton vizitë në Tiranë, thotë se do të takojë shoqërinë civile dhe do të jetë e pranishme gjatë protestave

Data

Cristina Guarda ka njoftuar se do të vizitojë Tiranën në ditët në vijim, ku, sipas deklaratës së saj, do të marrë pjesë në aktivitetet e lidhura me protestat qytetare dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të shoqërisë civile.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, eurodeputetja tha se do të jetë në Shqipëri së bashku me një delegacion të grupit politik Të Gjelbrit/European Free Alliance.

Guarda u shpreh se, sipas saj, protestat paqësore në Shqipëri përbëjnë një shembull të angazhimit qytetar dhe se institucionet evropiane duhet t’u kushtojnë vëmendje kërkesave të protestuesve.

Ajo iu referua gjithashtu një amendamenti të propozuar nga grupi i Të Gjelbërve në Parlamenti Evropian, duke theksuar se zhvillimet turistike në zona të mbrojtura duhet të shoqërohen me vlerësime të plota të ndikimit në mjedis dhe të jenë në përputhje me standardet evropiane.

“Pas pak ditësh do të jem në Shqipëri, në shesh me ju. Me delegacionin e Të Gjelbërve të Parlamentit Evropian do të vijmë për të takuar shoqërinë civile, organizatat joqeveritare dhe qytetarët. Është një mobilizim i paprecedentë që kërkon më shumë demokraci, transparencë dhe të drejta. Evropa duhet t’ju dëgjojë”, u shpreh Guarda në mesazhin e saj.

Deklarata e eurodeputetes vjen në një kohë kur protestat në Tiranë po vijojnë prej disa javësh, ndërsa pjesëmarrësit kanë paraqitur kërkesa që përfshijnë mbrojtjen e mjedisit, rritjen e transparencës institucionale dhe ndryshime në qeverisje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related