Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në emisionin e pasdites në News24 kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke e cilësuar situatën si një provë të qartë se korrupsioni në vend ka arritur përmasa të pakontrollueshme.
Sipas Lubonjës, lëvizja e SPAK ngre shumë pikëpyetje mbi arsyet reale që qëndrojnë pas saj, ndërsa shton se është e pamundur që një aferë e tillë të fshihet më. Ai thekson se 50 milionë euro, të lidhura me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe të faktuara nga Prokuroria e Posaçme, ende nuk janë sqaruar se ku kanë përfunduar.
“Mazhoranca po kapet pas procedurave, ndërkohë që pyetja kryesore mbetet pa përgjigje: ku kanë shkuar 50 milionë euro?”, u shpreh Lubonja.
Analisti ngre dyshime edhe mbi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai e trajton drejtësinë si “një fëmijë të vogël”, ndërsa shmang përgjegjësinë politike për çështjen. Sipas tij, Rama jo vetëm që duhet të kërkojë dorëheqjen e Ballukut, por edhe të mbajë vetë përgjegjësi politike.
Lubonja nuk përjashton mundësinë që zhvillimet e fundit të jenë rezultat i presioneve ndërkombëtare apo informacioneve që zotërojnë partnerët e huaj, duke theksuar se “zullumi është bërë aq i madh sa po derdhet”.
Ai shton se dalja në dritë e përgjimeve, çështjeve që lidhen me AKSHI-n dhe hetimeve të tjera tregojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe se zhvillime të reja priten në ditët në vijim.
“Nëse kjo nuk është kurajë reale e prokurorëve për të shpëtuar vendin, atëherë Rama do të përballet me një goditje të fortë ndërkombëtare dhe në opinionin publik”, tha Lubonja, duke nënvizuar se qytetarët janë të lodhur, por shpresat i kanë ende tek drejtësia.