Pas marrjes së vulës së PD, demokratët e “Foltores” i mbyllin dyert PL si parti e diskretituar , Ilir Meta fillon…

Data

Pas marrjes së vulës së Partisë Demokratike, demokratët e “Foltores” duket se i kanë mbyllur dyert Partisë së Lirisë si subjekt politik i diskretituar. Gazeta  e ka deklaruara se Ilir Meta edhe pse aleat i Sali Berishës, nuk u gëzua që vula e PD i kaloi ish-kryeministrit të shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Kjo pasi zoti Meta synonte që Berisha të ishte i varur prej tij, pasi në mungesë të vulës dhe logos së partisë ai do të hynte në zgjedhje nën siglën e PL, sikundër ka ndodhur në zgjedhjet vendore të vitit 2023. Por kjo gjë nuk ndodhi dhe ndërkohë mësohet se forcimi i pozitave të Sali Berishës ka nisur që të krisë raportet mes kreut të Partisë Demorkatike dhe presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit doli ditën e djeshme në një konferencë për të denoncuar korrupsionin e qeverisë Edi Rama, ndërsa nuk pati asnjë sulm në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani. I pyetur mbi aksionin opozitar dhe nëse është në kontakt me Sali Berishën Meta duket se iu “shmang” këtij të fundit duke u fokusuar tek prioritetet e PL. “Aksioni ynë është i gjithanshëm. Aksioni ynë ka të bëjë me mbështetjen e të gjithë protestave dhe denoncimin e të gjithë këtij korrupsioni skizofrenik, që i kushton rëndë çdo qytetari të vendit tonë, do të përqendrohet edhe tek 5 prioritetet, sepse i jep zgjidhjeve problemeve që ka vendi”, deklaroi ai.

Prioritet e PL

Më tej presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal edhe tek projektet infrastrukture në vendin tonë, ndërsa pritet edhe zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, fatura e këtij projekti u rrit nga 205 milionë euro në 298.8 milionë euro. “Përveç se çfarë vjedh Rama me buxhetin e shtetit, inceneratorët që nuk ekzistojnë, me rrugët që janë 6-7 herë më të shtrenjta se në vendet e Ballkanit dhe të Evropës, e që rrëzohen siç u rrëzua rruga e Ersekës. Janë të të paktën 3.3 miliardë euro që nuk hyn fare në buxhetin e shtetit, që i merr Rama e banda e vet në dogana e tatime. Nuk është aspak çudi që Shqipëria nuk përfiton nga projektet evropian, Rama nuk dëshiron të ketë tendera por të vjedhë dhe të grabisë taksat e shqiptarëve duke ndërtuar rrugën 5-6 herë më të shtrenjta se vendet e rajonit”, u shpreh Meta. Sakaq kujtojmë që në konferencën e fundit për media, ish-presidenti Ilir Meta shigjetoi kreun e SPAK, duke e akuzuar se bashkë me Ramën, kanë tentuar t’i bllokojnë llogaritë bankare të PL.

Paralajmërimi

Por distancimin nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka paralajmëruar edhe pak ditë më parë. Konkretisht Meta ka lënë të kuptohet se PL, mund të divorcohet nga Sali Berisha, duke preferuar të dalë me një listë më vete nga ajo e PD, në zgjedhjet e vitit 2015. Në një konferencë për mediat, pasi pyet nga gazetarët nëse do jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, Meta theksoi se jo vetëm që do jetë deputet i Tiranës, por edhe do thyejë herësin. Përgjigjja e Metës shton dyshimet që PL-ja do të ketë listën e saj me kandidatë për deputetë dhe nuk do ta shkrijë atë në një listë me Partinë Demokratike, në kushtet kur koalicionet parazgjedhore janë ndaluar. “Kush e vë në diskutim që unë do të jem kandidat për deputet në kryeqytet, bën gabim të madh dhe besoj se do ta thyej disa herë herësin”, tha Meta. Duke folur për ndryshimet në Qeveri, ai u shpreh se janë thjesht për të krijuar idenë se diçka po ndryshon. “Ndryshimet janë tregues i kalbëzimit të qeverisjes, janë një përpjekje për të krijuar iluzicionin që diçka për ndryshohet. Janë një larje hesapesh edhe brenda vetë PS-së, hiqen disa persona që kanë pasur një kontribut apo një karrierë të caktuar politike në atë parti dhe vendosen disa anonimë të cilët duhet të firmosin pa asnjë kusht gjithçka që do t’u kërkojë Rama”, nënvizoi Meta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related