Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, gjatë një interviste televizive, shprehu qëndrimin e tij për Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Qori e cilësoi Erdoganin si lider autoritar, duke theksuar se ndonëse nuk ka një mendim pozitiv për të, por respekton marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.
Pjesë nga biseda:
Çfarë mendimi ke për Erdoganin?
Qori: Nuk kam mendim pozitiv, se ai është lider autoritar. Por di që Turqia është mik dhe aleat i Shqipërisë.
